Çështja e ndalimit të dinarit në Kosovë, ka sjellë reagimin e Bashkësisë Ndërkombëtare të cilët kërkojnë shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së.
Madje ishte ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se do të ketë pasoja në cilësinë e partneritetit, nëse Qeveria e Kosovës vendos mos t’i dëgjojë, në lidhje me këtë çështje.
E nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, po deklaron se ndërkombëtarëve po i’u humbet durimi me veprimet e kryeminsitrit Kurti.
“Tani më limitet e tolerancës dhe të durimit të partnerëve po harxhohen karshi kësaj qeverisje sepse plani i ri disa pikësh i Qeverisë Kurti lidhur me këtë çështje është diçka ku po vihet prapë në lojë partneriteti dhe mbështetja që Kosova e ka nga partnerët ndërkombëtar”, tha Haziri.
Edhe drejtori ekzekutiv i Organizatës joqeveritare për Analiza Strategjike në Bratislavë, Jan Cingel, po deklaron të njëjtën gjë.
Cingel thotë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për ta hequr dinarin nga qarkullimi është marrë në një moment të pafavorshëm dhe sipas tij, perëndimit po i humb gjithnjë e më shumë durimi me veprimet e Kosovës.
A po i humbet durimi ndërkombëtarëve me veprimet e Qeverisë së Kosovës?
Njohësi i çështjeve politike në vend, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se ndërkombëtarët e ‘harruan’ agresionin e Banjskës dhe po merren me merren me një vendim të drejtë dhe ligjor si çështja e dinarit.
Kelmendi tha se të njëjtit kanë të drejtë sa i përket çështjes së koordinimit.
Por ai potencoi se nuk beson se kjo çështje do të ndikoj ‘ashpër’ në raportet me Kosovën.
“Kosova po kritikohet vazhdimisht nga Brukseli dhe nga Uashingtoni. Çdo vendim që po merre shteti i Kosoves per ndërtimin e shtetit të së drejtës po quhet i shpejtuar. Edhe vendimi mbi largimin e dinarit u kritikua, kjo është gjë jo e mirë dhe shumë e njëanshme.Ndërkombëtaret e ‘harruan’ agresionin terrorist të Serbisë në Banjskë të Kosoves dhe po merren me një vendim te drejte dhe ligjor.Po akuzohet Qeveria e Kosovës për largimin e dinarit si masë që po krijon tensione me shtetin serb, si masë e shpejtuar dhe e pa koordinuar, e që ka ndikuar negativisht.Në koordinim ka të drejtë SHBA-të, por vendimi është i drejte dhe kushtetues.Megjithate, nuk besoj se do te ndikon ashpër në raportet me Kosoven” deklaroi Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Hovenier: Nëse Qeveria vendos të mos na dëgjojë, ka pasoja në cilësinë e partneritetit tonë


