Lajme

Irani dënon sulmin amerikan në Bagdad si akt “terrorizmi shtetëror”

02/08/2024 17:10
nga:Y I

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani ka dënuar sulmin me dron amerikan të së mërkurës në Bagdad që vrau një komandant të Kataib Hezbollah

Irani e konsideron këtë sulm si një shkelje të sovranitetit të Irakut dhe një “shembull të qartë të terrorizmit shtetëror amerikan”, shkruan Al Jazeera.

Një zëdhënës ushtarak i kryeministrit irakian Shia al-Sudani akuzoi gjithashtu ShBA-në se po vepron “për të ngatërruar Irakun në ciklin e konfliktit”.