Partia Demokratike e Kosovës ka prishur koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike në Komunën e Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së Uran Ismaili, përcjell GazetaBlic Sport.
“Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Kjo nënkupton që edhe drejtori i Sportit, Granit Rugova do të largohet nga pozita e tij dhe nuk do të jetë më në krye të sportit në kryeqytet.
/GazetaBlic Sport/