Sporti

PSG nuk do të luajë më në ‘Parc des Princes’

02/08/2024 15:24
nga:Mergim Rreci

Pas më shumë se tetë vitesh negociatash mes klubit dhe Këshillit Bashkiak të Parisit, Nasser Al-Khelaifi, pronar i PSG, njoftoi se skuadra do të largohet nga Parc des Princes, stadiumi i saj i njohur.

Njoftimi u bë mëngjesin e kësaj të enjte nga presidenti i Paris Saint-Germain, pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv të UEFA-s. “Tani është më e lehtë. Ne e dimë se çfarë duam.  Për ne ka mbaruar”, tha ai, duke bërë të ditur se “do të ndërpriten të gjitha masat zhvillimore për vendin” për t’i hapur rrugë ndryshimit të stadiumit, të cilin e konsideron “të detyruar”, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasi u ndërtua në 1897, ky është versioni i tretë i stadiumit emblematik të kryeqytetit francez, i hapur në vitin 1972. Parc des Princes ka qenë shtëpia e Paris Saint-Germain që nga viti 1974 dhe, që nga viti 2015.

/GazetaBlic Sport/