Asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla, e ka quajtur kryetarin Përparim Rama tregtar të pronave, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se ai duhet ta kuptojë se kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë, teksa ftoi asamblistët që të votojnë kundër shfuqizimit të vendimit.
“Nuk bëhet këmbimi duke i vënë në lajthitje asamblistët e duke i mashtruar. Jemi të bindur se ky këmbim nuk i shërben të mirës së përgjithshme. Gjithashtu, Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë këtë vendim. Kryetari arkitekt i shndërruar në tregtar të Prishtinës, duhet ta kuptojë më se nuk shkon gjithmonë kungulli mbi ujë. I ftojmë të gjithë asamblistët që ta mbështesin dhe të votojnë”, tha Sveçla./Gazeta Blic/
Çështja e këmbimit të pronave, Rama: S’kam ndërruar tokë, bëj thirrje të hetohet rasti


