Lajme

Zjarri përfshin një stallë në Kamenicë, mbi 6 mijë euro dëme

02/08/2024 14:48
nga:N K

Një zjarr i madh ka përfshirë një stallë bagëtish në lagjen e Kërshlanve në Kamenicë, sot në orët e para të mëngjesit.

Sinjali mëson se një person ka kërkuar ndihmën e organeve kompetente, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka lokalizuar zjarrin dhe e ka fikur në tërësi.

27-vjeçari ka bërë me dije se stalla në fjalë është në pronësinë e një qytetari serb, i cili jeton në Beograd. Pas ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, është parë se janë krijuar dëme të konsiderueshme materiale që kapin vlerën e mbi 6 mijë eurove.

Momentalisht nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’./Blic