Lajme

Kurti udhëton për në SHBA, me Gërvallën marrin pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit

02/08/2024 12:00
nga:G B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Blic.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës.