Uriel Perez, agjenti i Enzo Fernandez, këmbënguli se fituesi i Kupës së Botës 2022 nuk ka ndërmend të largohet nga Chelsea pasi ai mbetet i palëkundur për të pasur sukses në ‘Stamford Bridge’.
“Lojtari nuk ka ndërmend të largohet. Drejtuesit ishin shumë të qartë me këtë projekt. Është një plan që do të ishte i vështirë në fillim sepse do të vinin lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë, por kur pjesët e skuadrës përshtaten mirë, Chelsea do të ec përpara”, konfirmoi Perez, përcjell GazetaBlic Sport.
“Dëshira e Enzo Fernández është të jetë në ekip dhe të ketë sukses. Ne nuk takohemi me asnjë klub dhe nuk përpiqemi të flasim me ndonjë klub. Ne e dimë se cila është dëshira e lojtarit. Natyrisht, ai do të dëshironte që klubi të ishte në një pozicion tjetër, por kjo do të arrihet me punë”, përfundoi Perez.
/GazetaBlic Sport/