Pas përfundimit të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’ do të mbahet ‘Post Big Brother Vip Kosova’.
Të ftuar në këtë spektakël do të jenë të gjithë banorët e shtëpisë, ku për herë të fundit do të kenë mundësinë të sqarohen mes vete sa i përket lojës së tyre brenda shtëpisë.
Faqja zyrtare e “BBVK” ka zbuluar se organizmi do të mbahet ditën e premte duke filluar nga ora 21:00.
Kujtojmë që fitues i këtij sezoni u shpall Lumbardh Salihu duke fituar 144 mijë euro.


