Një person ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës në Prishtinë, pasi i njëjti ka pretenduar se katër persona e kanë marrë me forcë me veturën e tyre dhe e kanë kërcënuar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 34-vjeçarit, i cili ka pohuar se të dyshaurit ekanë kërcënuar me armë dhe më pas e kanë sulmuar edhe fizikisht.
Sipas tij, e gjithë kjo ka ndodhur pasi të dyshuarit po kërkonin një motor që u ishte vjedhur kohë më parë.
Si rezultat i denoncimit, janë identifikuar katër të dyshuarit, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Po ashtu, në kuadër të veprimeve hetimore është viktima është intervistuar sërish dhe i njëjti ka dhënë deklarata kundërthënëse.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit do të hetohen në liri për veprën penale ‘Privim i kundërligjshëm i lirisë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.


