Shkruan: Shenoll Muharremi
Për shkak se është interes publik dhe kombëtar. LDK është pjese qëndrore e ekosistemit politik në Kosovë. Na duhen parti të reformuara mirë dhe me integritet që të ndërtojmë të ardhme më të mirë. LDK, PDK dhe VV janë pjesë thelbësore e sistemit politik dhe të tri këto parti duhet të jenë të reformuara, të fuqishme dhe me integritet të lartë për të ndërtuar një të ardhme më pozitive dhe prosperuese dhe të sigurtë për gjeneratat e ardhshme në Kosovë.
Në këtë kontekst, qeverisja e Komunës së Prishtinës është shembulli më real dhe më i mirë se si do të duket nesër LDK në qeverisje qëndrore. Për këtë arsye, kur ne shofim apo kur ka dyshime publike që diçka nuk po ecën si duhet aty, reagojmë. Ky reagim nuk është kundër LDK, përkundrazi! Një detyrë qytetare. Ne duhet të jemi të vështirë sot me LDK dhe partitë tjera që kur ato të vie në pushtet qëndor në të ardhmë të jenë më e mira.
Njerëz si unë, të cilët kanë shumë miq të mirë aty të cilët sot mund të pyetën pse ne po merremi me ta kaq shumë, duhet të dijnë që për një arsye të vetme: të ruajmë partinë e tyre dhe të krijojmë të ardhme më të sigurtë për ta dhe për publikun. Ne tani po e ruajmë të ardhmën e LDK më shumë sesa anëtarët e tyre më besnik të cilët gabimisht po i mbrojnë vepriet e dyshimta dhe jo transparente në Prishtinë të partisë së tyre.
LDK e ka pasur gabim çasjen e tyre periudhën e fundit për me i luftuar disa gazetarë, media dhe pjesë të publikut në lidhje me disa afera në komunën e Prishtinës. Sidomos njerëzit brenda partisë nuk duhet të përkrahin pjesëtarë të partisë që mund të jenë në kundërshtim me parimet e transparencës dhe integritetit apo konfliktit të interesit. Anëtarët e devotshëm duhet të ruajnë të ardhmën e partisë. Asnjë pjesëtar nuk duhet të jetë më i madh dhe rëndësishëm sesa partia dhe e ardhmja e Kosovës. Në parti duhet të ketë demorkaci të brendshme dhe liri që njerëzit të jenë në gjendje të shfaqin mendimin e tyre haprazi edhe kur janë në pyetje njerëzit e fortë të partisë.
Edhe pse LDK ka zhvilluar një program të mirë me ‘Rrugën e Re’ apo jo rrezikon kredibilitetin e saj me vepra që po i bënë, sidomos më aktet sikur procesi i shkëmbimit të pronave publike me private kur nuk dihet interesi i publikut. Sfida kryesore e LDK aktualisht është të ndajë mirë interesat private të bizneseve dhe interesin e publikut. Ne të gjithë duhet të punojmë të i rrisim dhe forcojmë bizneset private, por jo në dëm të publikut.
LDK duhet të mundohet më shumë të gjejë formulën ku të dyja (interesi privat dhe publik) fitojnë, në dëm të askujt. Reputacioni dhe e ardhmja e LDK po vihet në dyshim, si mund të heshtin njerëzit e saj më të devotshëm brenda partisë? Një parti që nuk ka mendim kritik dhe forcë për liri të fjalës brenda saj, nuk mund të ketë të ardhme të mirë.
Për këtë, ne do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmën e LDK, por edhe të partive tjera. Kështu kemi bërë edhe për PDK ditë më parë kur kishte dilema nëse partia do të kthehet kah e kaluara pas disa hapave pozitive vitet e fundit. Edhe për VV do të veprojmë njësoj, për shkak se këto janë partitë tona dhe e ardhmja e vendit. Neve na duhen VV, PDK dhe LDK sa më të forta, kredibile, reformatore dhe me integritet që të ndërtojmë një të ardhme më të sigurtë dhe prosperuese.