Sporti

Liga e Kombeve| Shqipëria mund të përballet me Anglinë, ja kundërshtarët e tjerë potencial

02/08/2024 09:38
nga:Mergim Rreci

Sot, me fillim nga ora 18:00, do të hedhet shkurt për Nation League .

Përveç Kosovës, edhe Shqipëria do të mësojë kundërshtarët e grupit, transmeton GazetaBlic Sport.

Kuqezinjtë ndodhen në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtin grup me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Me këto kundërshtarët ekipi përfaqësues nuk do të përballet këtë edicion.

Rivalët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tri vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Angli dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

UEFA do të dërgojë 16 ekipe në Kupën e Botës 2026. 12 prej tyre do të bëjnë të gjithë ato që do të triumfojnë në grupet kualifikuese, ndërsa katër të fundit do të dalin nga play-off, ku përfshihen edhe Nations League.

/GazetaBlic Sport/