Sporti

Bregu i Fildishtë mposht Kongon, kalon në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës

02/07/2024 22:57
nga:Lorik J

Kombëtarja e Bregut të Fildishtë ka kaluar në finalen e madhe të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Bregu i Fildishtë ka mposhtur Kongon me rezultatin minimal 1-0, për të kaluar në finale, përcjell GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi sulmuesi Sebastian Haller në minutën e 65’të.

Të dielën, Bregu i Fildishtë do të ballafaqohet me Nigerinë në finalen e madhe të Kupës së Kombeve të Afrikës.

/GazetaBlic Sport