Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se vendimi për ndalimin e dinarit është i drejtë, por problem e sheh zbatueshmërinë e tij.
Shahini në një prononcim për GazetaBlic thekson se, çështja e dinarit nuk i përket Qeverisë së Kosovës.
“AKB vlerëson se BQK ka marrë vendim të drejtë, por problemi është tek zbatueshmëria e tij dhe pasojat që mund t’i kemi, sidomos tash kur miqtë tanë ndërkombëtarë janë çuar në këmbë”, tha Shahini.
“BQK është institutcion i pavarur dhe Qeveria duhet të mos të merret me këtë çështje, por tani pasi ka marrë përgjegjësi duhet të jap përgjegjësi edhe para faktorit ndërkombëtar”, shtoi ai.
Shahini tutje thotë se ky vendim ka plotë mangësi, përfshirë këtu kohën dhe mënyrën se si është komunikuar.
“Sipas analizave të AKB-së rreth 130 milion euro vitin e kaluar kanë ardhë përmes institutcioneve të ndryshme në Kosovë, pra në valutë dinarë për komunitetin serb duke përfshirë këtu skema sociale, paga dhe disa paga të shqiptarëve që kanë pensione nga Serbia”, tha ai.
“Ky vendim ka plotë të drejta, por ka edhe plotë mangësi sepse është marrë në një kohë të shpejtë duke mos i lënë hapësirë komunitetit serb”, shtoi Shahni.
Sipas Shahinit, ky vendim më shumë ka efekt politik se ekonomik.
“Ndalimi i dinarit më shumë ka efekt politik sesa ekonomik, prandaj Qeveria e Kosovës është duke e futur vendin në një presion. Ata duhet t’i dëgjojnë ndërkombëtarët dhe t’i japin hapësirë institucioneve të pavarura”, tha Shahini për GazetaBlic.
Haliti për deklaratën e Lutfi Hazirit: Politikanët flasin në emër të ShBA-së veç për elektorat


