Ish-reprezentuesi gjerman, Bastian Schweinsteiger beson se trajneri aktual i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso do të bëhet trajner i Liverpoolit dhe beson se kjo mund të ndodhë verën e ardhshme.
“Unë e njoh Xabin dhe mendoj se ëndrra e tij e madhe është të jetë trajner i Liverpool-it. Mund të supozoj se kjo do të ndodhë këtë verë kur ai të shkojë në Liverpool,” tha ish-lojtari i Bayern Munichut për ARD.
Xabi Alonso luajti midis 2004 dhe 2009 për Liverpoolin, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve në 2005. Më pas ai luajti për Real Madridin dhe Bayern Munich, duke u bashkuar me Schweinsteiger për një sezon në Allianz Arena.
Komentet e Schweinsteiger vijnë vetëm disa ditë para ndeshjes kryesore të Leverkusenit kundër Bayernit. Skuadra e Alonso aktualisht është në krye të Bundesligës, dy pikë përpara klubit bavarez.
/GazetaBlic Sport