Gruaja e Thiago Silvës, Belle Silva ka kërkuar falje pasi kritikoi trajnerin e Chelseat, Mauricio Pochettino dhe bëri thirrje për ndryshime në klub pas humbjes 4-2 në shtëpi ndaj Wolverhampton.
“Është koha për një ndryshim. Nëse presim më shumë do të jetë vonë”, ka shkruar bashkëshortja e brazilianit në Twitter.
Por, nuk vonoi shumë dhe erdhi kërkim falja nga ajo.
“Më vjen keq që shpërthimi im personal si tifoze e Chelseat shkaktoi një ndikim të tillë”, shkroi Belle në një postim të ri në X të mërkurën, duke kërkuar falje.
“E kam pasion ekipin, ndihem e lumtur për fitoret dhe e trishtuar për humbjet. Ne të gjithë duam të njëjtën gjë, një ekip fitues”, shkroi ajo,
/GazetaBlic Sport