Inter Miami humbi ndaj Vissel Kobe të Japonisë në një miqësore 3-4 me penallti, pasi dy skuadrat kishin luajtur më parë një barazim 0-0 në kohën e rregullt në stadiumin kombëtar të Japonisë në Tokio.
Sulmuesi i Inter Miami, Lionel Messi, u la jashtë formacionit titullar dhe hyri si zëvendësues në minutën e 60-të, duke zëvendësuar David Ruiz. Shokët e tij të skuadrës Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets luajtën që nga fillimi i duelit. Busquets u zëvendësua në minutën e 25 të ndeshjes nga Yannick Bright.
Vissel Kobe pati rastet më të mira para portës së Interit, por nuk arriti të përfitonte nga asnjë, pasi ndeshja përfundoi në barazim pa gola.
/GazetaBlic Sport
Inter Miami lose on penalties against ?? side Vissel Kobe ❌ pic.twitter.com/IrjBWxtrJS
— 433 (@433) February 7, 2024