Lajme

Haliti për deklaratën e Lutfi Hazirit: Politikanët flasin në emër të ShBA-së veç për elektorat

02/07/2024 16:24
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për paralajmërimet e fundit që Kosova rrezikon masa ndëshkuese nga SHBA-të.

Haliti për GazetaBlic thekson se, e ka të pamundur të flasë për këtë pasi qëndrimet e tyre i intepreton ambasadori Hovenier.

“Është e pamundur që të flas për qëndrimet e SHBA, sepse qëndrimin e Presidentit, Departamentit të Shtetit ttë ShBA etj , nëpër Kosovë e interpreton dhe e shpall Ambasadori Hovenier në Prishtinë”, tha Haliti.

Duke u bazuar në deklaratën e Lutfi Hazirit i cili paralajmëroi sanksione shtesë, Haliti thotë se politikanët kosovar kanë folur shumë shpesh në emër të ndërkombëtarve për t’i kaluar projektet e veta nëpër institucione.

“Për rreth 25 vjet, politikanët e Kosovës kanë folë shumë herë në emër te SHBA, ose më mirë thënë, për ti kaluar projektet e veta nëpër institucione, brënda partive të tyre dhe për elektorat, kanë folë në emër të SHBA e BE”, tha Haliti.

Ndërsa, deklaratën e fundit të Hovenierit Haliti e sheh si shumë shqetësuese, teksa bën thirrje që Kurti t’i merr masat e duhura.

“Deklaratën e Ambasadorit e kam dëgjuar dhe analizuar me shqetësim. Mesazhi është tepër shqetësues por shpresoj që Kurti e ka kuptuar dhe do merr masat e duhura në përputhje me qëndrimin publik, të deklaruar nga ShBA e BE. Uroj dhe lutem që SHBA , të mos marrin masa ndaj Kosovës.I vetmi mik që kanë pasur shqiptarët është Amerika… Ata nuk kanë asnjë interes territorial në Kosovë apo për këtë çështje ndonjë territor shqiptar. Vetëm kjo duhet të mjaftojë që t’i mbajmë afër përjetësishtë”, tha Haliti për GazetaBlic.