Lajme

Raci: Rama do të vazhdojë të qeverisë njësojë si Shpend Ahmeti, pa shumicën e asamblesë së kryeqytetit

02/07/2024 14:55
nga:Sh R

Analisti politik Gazmir Raci, thotë se koalicioni PDK dhe LDK, që nga fillimi ka qenë i paqëndrueshëm, pasi që ka qenë koalicion pazaresh ditore.

Raci në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se kemi një dështim në kryeqytet nga qeverisja e Përparim Ramës, pasi që asnjë premtim që ka bërë për Prishtinën nuk ka filluar ta zbatoj.

“E kam ditë nga dita e parë që ky koalicion është i paqëndrueshëm, sepse ka qenë komplet koalicion pazaresh politike ditore. Kur është arritur kjo marrëveshje për kolacion ka vonu gati 5 muaj pikërisht për shkak të ndarjeve të bordeve, institucioneve, drejtorive, se cila drejtori sjell më shumë të hyra financiare për partitë politike. Në start është mendu koalicion jo i qëndrueshëm dhe jo parimor, dhe kemi këto probleme, dhe natyrisht kemi një dështim në qeverisjen në kryeqytet nga ana e Përparim Ramës, sepse asnjë premtim futurisitik të bërë për Prishtinën nuk ka nis ta zbatoj”, tha ai.

Analisti tutje tha se Rama do të vazhdojë të qeverisë njëjtë si Shpend Ahmeti, pa shumicën e asamblesë së kryeqytetit.

Raci për Gazeta Blic, thotë se edhe pse janë bërë afër tri vite qeverisje nuk po vrehen ndryshime në kryeqytet.

“Ky ka me vazhdu me qeverisë si Shpend Ahmeti në mandatin e dytë, pa shumicën e asamblesë së kryeqytetit, që është gabim sepse qytetarët e kanë votu edhe në asamble edhe për kryetarë, këtë parti politike për të qeverisë në Prishtinë dhe për të sjell ndryshimet e premtuara. Por që në fakt tani që jemi në vitin e tretë të qeverisjes në kryeqytet dhe nuk vrehet që ka ndryshime përpos kaosit urbanistaik, kaosit në trafik, mbeturina gjithandej, qenët endacak gjithandej që rrezikojnë jetën e qytetarëve cdo sekond dhe kemi pa raste të shumta dhe nuk ka zhvillim infrastrukturor të kryeqytetit”, përfundoi ai për Gazeta Blic.