Katër persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje në Prishtinë, pasi të njëjtit janë rrahur ndërmjet veti.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet, derisa pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit të gjithë janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 06.02.2024 – 22:20. Katër meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.


