Jurgen Klopp informoi Liverpoolin dhe më pas fansat e tij se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Trajneri gjerman mbërriti në ‘Anfield’ në vitin 2015 dhe në periudhën që pasoi i solli Liverpoolit titullin e parë të ligës pas një pritjeje 30-vjeçare dhe të parën në Ligën e Kampionëve pas një diferencë prej 14 vitesh, por tashmë është e diskutueshme se kush do ta pasojë atë, përcjell GazetaBlic Sport.
Për Klopp, nuk ka asnjë dyshim se kush duhet të jetë dhe Liverpool tashmë ka filluar procesin për të bindur një pasardhës të mundshëm me sugjerimin e tij. Xabi Alonso po bën gjëra të shkëlqyera me Bayer Leverkusen këtë sezon, ai është një ish-lojtar i klubit me më shumë se 200 paraqitje dhe fitoi Champions League në ndeshjen historike ndaj Milanit.
Bayer Leverkuseni i tij është skuadra e vetme e pamposhtur pas 20 ndeshjeve të luajtura në Bundesligë dhe aktualisht është lider i kampionatit gjerman. Nga këto 20 ndeshje, Bayer i fitoi 16 prej tyre, me klubin nga Leverkusen ka kontratë deri në fund të sezonit 2025/26, por raportohet se ka një klauzolë që e lejon të largohet për njërën nga ish klubet e tij.
/GazetaBlic Sport/