Lajme

Hajnat e maskuar dhe me armë vjedhin para në një lokal në Prishtinë

02/07/2024 08:52
nga:N K

Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur para nga një lokal në Prishtinë.

Rastin në polici e kanë lajmëruar dy burra.

Sipas raportit të policisë, hajnat janë larguar në drejtim të panjohur.

“Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.