Lajme

Arrestohen katër persona në Prishtinë, u rrahën mes vete

02/07/2024 08:38
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar në Prishtinë.

Të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje ishin përfshirë në një rrahje.

Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 06.02.2024 – 22:20. Katër meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.