Lajme

Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

02/07/2024 07:03
nga:G B

Sot, në mjediset e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në këtë takim do të diskutohen një mori çështjesh, mes tjerash Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Mbledhja pritet të mbahet në ora 09:30.