Analisti Artan Muhaxhiri në emisionin “Click” tha se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti karshi dinarit që po e merr si çështje urgjente nuk do i del mirë.
”Ta rrezikosh anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, fuqizimin e ushtrisë për një çështje të dinarit, nuk është një çështje urgjente kjo është qasja e Kurtit, nuk besoj që do i dalë mirë”, tha Muhaxhiri.
Muhaxhiri tutje ka shtuar se ‘Kryeministri Kurti do duhet të kthehet edhe me këtë vendim siç u kthye me Asociacion, targa, sepse nuk do ketë mundësi që t’i durojë të gjitha goditjet nga të gjitha anët, edhe nga atje ku se pret”.


