Transferimi i Armando Brojës nga Chelsea te Fulham ka qenë një nga më të bujshmit në këtë merkato dimërore në Angli. Te ekipi i ri vlerësohet shumë nga drejtuesit dhe tifozët, por mesa duket tashmë janë dhe shokët e ekipit që e shohin si të rëndësishëm.
Mesfushori portugez, Joao Palhinha është një nga lojtarët “kyç” të Fulham, dhe pikërisht është ai që ka thurur elozhe për Brojën. Ai shprehet se shqiptari është një përforcim i madh dhe që do t’i ndihmojë për të arritur objektivat.
“Armando Broja është një futbollist që do të na ndihmojë për të arritur objektivat që ne kemi këtë sezon. Ai padyshim që është një përforcim i madh për ne dhe unë e shoh që është përshtatur shumë shpejt”, është shprehur mesfushori portugez.