Lajme

Hoti kërkon kushte më të mira për policinë e vendit, ndërhyrjet në anët ligjore i cilëson shqetësuese

02/06/2024 17:07
nga:G C

Avdi Hoti, nënkryetar i Sindikatës së PK-së gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ku u shqyrtua peticioni i Sindikatës sё Policisë sё Kosovës, ka përmendur një rast në regjionin e Pejës për të cilin u tha se mund ta dijë edhe deputetja Fatmire Kollçaku.

“Kur e kemi kontrolluar një polic që ka rënë gjatë kryerjes së detyrës i ka pasur 1,70 cent në xhep, edhe tash ju them me bindje të plotë që 90% ose 80% të policëve datën 20 e tutje keni me gjet me 2 euro në xhep.

“Për një byrek edhe për një kafe për arsye, se shikoni ku ushqehen Policët, jemi bërë, edhe pse jemi institucioni i vetëm i sigurisë në vend jemi bë me na trajtua qebaptoret, dyqanet , hajt se polic, është bëja më lire, shkon e han një dyner, thotë hajt ajron e ki pa pare, ju lutem shikojeni ku jemi ardhur”.

Hoti Tha se, dëshiron ta ngrit edhe një çështje që është shumë me rëndësi tek  Policia e Kosovës janë 900 zyrtarë që punojnë në rroba civile ose janë staf civil, me rregullore është kthyer që edhe ata janë punonjës të Policisë së Kosovës, atyre prej ligjit të ri të pagave nuk ju është ofruar shtesa sikurse Policeve që e kanë marrë tash në fund, rrezikshmëria.

“Ata janë me neve çdo kund ata janë pjesë përbërëse e jona, edhe në kontrollat edhe në veri, edhe në jug, edhe ku ka nevojë ata zyrtarë janë në shtëpinë tonë, ju kisha lut me pas prioritet këta edhe me pas parasysh”.

“Ne jemi 24 orë në detyrë të paga që e kemi përmend shumë herë, jo paga 13-të,  jo një pagë në udhëzimi administrativë ka qenë e paraparë që është një akt nënligjore i rregulluar, këtu po dua me dal për arsye se kanë filluar që të hynë duart edhe nëpër anën ligjore në policinë e Kosovës, që është shumë shqetësuese”
Sipas tij, këto ndërhyrje janë shqetësuese sepse aty kanë qenë edhe dy pika të përfshira, si shujta ditore dhe një pagë fund viti si shpërblim për aktivitetin e mirë që e ka pas polici.
Tutje, ai Deklaroi se  Policia Kosovës punon 13 cikle nga katër javë, për arsyen burime terreni se tjera nuk ka.

“Po policia e ka, ajo pagë i takon sepse punon për atë pagë nuk është që po i falet ajo pagë e ka thënë këtë edhe vendimi i gjykatës supreme mendimi juridik se kjo i takon Policisë edhe aty kanë ndërhy domethënë në udhëzimin administrativ 03 02 23 pikën neni 29, dy prej pikave janë hequr që është padrejtësisht”, shtoi Hoti.

“Na kemi menduar se ju si deputetë edhe qeveria jonë mundohet me bë diçka, mire jo me heq edhe diçka çka është, me heq prej aty, atëherë ju kisha lut, jam zëri i 9000 mijë policëve jam zëri i tyre, ata më kanë dërguar mua këtu për me ju thënë ju lutem, rregulloni këto çështje”, përfundoi zëdhënësi Hoti.