Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se nesër pritet që Komuna e Prishtinës të bëjë ofertën për rritjen e pagës për punëtorët që janë në grevë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pas kësaj oferte, të gjithë anëtarët e sindikatës do ta vlerësojnë nëse është e pranueshme apo.
Azemi ka thënë se greva vazhdon deri në një tjetër vendim.
Postimi i tij i plotë:
Njoftim
Nesër pritet që komuna e Prishtinës të më ofroi ofertën për rritjen e pagës për punëtorët që janë në grevë , dhe pas kësaj oferte të gjithë anëtarët e sindikatës do të ftoheni dhe do vlerësojmë ketë se a do të jetë e pranueshme për ne apo jo ,greva vazhdon ,deri në një vendim tjetër.