I demoralizuar pas eliminimit të Kamerunit në CAN, Samuel Eto’o propozoi dorëheqjen e tij nga presidenca e Federatës së Futbollit të Kamerunit.
Komiteti Ekzekutiv e refuzoi kërkesën e tij, duke rinovuar besimin tek ai për të ardhmen, përcjell GazetaBlic Sport.
Kameruni kishte rezultate zhgënjyese në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Samuel Eto’o ishte në qendër të kritikave, por që duket se kjo gjë nuk do të ndikojë në punën e tij në krye të Federatës së Futbollit atje.
/GazetaBlic Sport/