Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një intervistë për GazetaBlic thotë se monedha zyrtare në Kosovë është Euro.
Duke folur për vendimin e BQK-së dhe kërkesat e ndërkombëtarëve për shtyrjen e këtij vendimi, ai thotë se po respektohet Kushtetuta e Kosovës.
“Duhet të aplikohen ligjet e Kosovës, të respektohet Kushtetuta e Kosovës por këto gjëra është dashur para 23 vite 24 vite jo sot të ndodhin” tha ai për GazetaBlic.
Bajqinovci tutje thotë që partner kryesor e kemi SHBA-në dhe se Republika e Kosovës duhet të ndalojë struktuart paralele dhe të jetë vetëm monedha sipas ligjit në fuqi.
Krahs kësaj, Bajqinovci shton se tensionet po i shkakton Serbia e jo Kosova.
“Tensionet i shkakton Serbia e jo Kosova. E kemi parë dhe në shtator që kemi pasur sulmin forntal të terroristeve nga Serbia në krye me Radoiçiqin dhe shefin e tij Vuçiq”, potencon ai për Gazetablic.
Deputeti thekson se Qeveria nuk ka ndikim mbi BQK-në.
“Qeveria nuk ka ndikim mbi BQK-në. BQK-ja vetëm po respekton ligjin”, deklaron deputeti Mefail Bajqinovci./GazetaBlic/