Lajme

Agusholli: Përmbajtja e deklaratës së Hovenier duhet të interpretohet me kujdes

02/06/2024 13:09
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Gramos Agusholli, thotë se përmbajtja e deklaratës së Hovenier, ku kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, duhet të interpretohet me kujdes.

Agusholli në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se zbatimet e ligjit dhe drejtësia janë parimet themelore të një shteti.

“Kuptoj shqetësimet e Ambasadorit Hovenier,megjithatë, në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se përmbajtja e deklaratës së tij duhet të interpretohet me kujdes. Zbatimi i ligjit dhe drejtësia, pa ndonjë dallim etnik, janë parimet themelore te një shteti qe funksionon normal. Dialogu dhe bashkëpunimi mes komuniteteve janë thelbësor për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe paqësor në rajon”, tha ai për Gazeta Blic.

Deputeti thotë se përderisa serbët lokal në ato komuna, nuk kanë reaguar e as protestuar për këto veprime, nuk ka ndonjë problem.

“Tek e fundit, serbët lokal në keto komuna nuk kanë reaguar e as protestuar për keto veprime, une nuk po shoh asnjë problem ketu. Në këtë kohë, kur tensionet etnike mund të shfaqen, është e rëndësishme për qeverinë kosovare të përqëndrohet në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe të promovojë një shoqëri të hapur dhe të barabartë për të gjithë qytetarët”, përfundoi Agusholli për Gazeta Blic.