David De Gea vazhdon të jetë pa ekip që pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester United. Gjatë kësaj kohe ai ka marrë oferta nga skuadra të ndryshme, por ato nuk e kanë bindur portierin spanjoll. I fundit ishte nga klubi i Premier League-s, Nottingham Forest.
Forest nënshkroi me Matz Sels, portier belg nga Strasburgu, në ditën e fundit të merkatos.
Në Angli, opsioni i rikthimit në “Old Trafford’ u përfol pas paraqitjes zhgënjyese të Onanës, por kjo mundësi humbi.
Një tjetër klub në Premier që mund të ishte destinacion për spanjollin është Newcastle, pas dëmtimit afatgjatë të portierit anglez, Nick Pop, por asgjë nuk u materializua./ss