Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar pas eliminimit nga Kupa e Kosovës në futboll.
Llapi u mposht dje nga Trepça 89′ me rezultatin 4-3, duke u eliminuar kështu nga Kupa e Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Batatina ka theksuar se merr përsipër të gjitha dështimet, teksa ka motivuar ekipin e tij për vazhdimin e sezonit.
Ja postimi i tij në rrjetin social, Facebook:
“Forca djema, ju jeni luanët e Llapit. Unë e marrë përgjegjësinë për gjitha dështimet, ndërsa ju jeni më meritorët për sukseset e klubit. Ne jemi edhe më të fortë dhe të vendosur për sukseset e radhës. Qentë lehin, karvani ecën, ata e kanë zërin e vogël e Llapi nuk i dëgjon me lokomotivën e vet”, shkruan Batatina.
/GazetaBlic Sport/