Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas shkarkimeve të fundit që ka bërë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, raporton GazetaBlic.
Cakolli përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, nuk po e kupton heshtjen e PDK-së edhe pse është shkarkuar nënkryetarja, Donjeta Sahatçiu, që është nga radhët e partisë më të madhe opozitare.
“Vaki politike që e përjeton veç në Prishtinë”, shkruan tutje Cakolli.
Shkrimi i plotë:
Po është e qartë (taktika e vjetër) se pse kryetari Rama po i shkarkon eksponentët e partnerit të koalicionit.
Çka s’po kuptoj është heshtja e PDK-së në kryeqytet. Qysh është e mundun me u shkarku dy prej njerëzve kyç në ekzekutivin lokal, e mos me pasë asnjë reagim zyrtar?!
Vaki politike që e përjeton veç në Prishtinë…


