Lajme

Analisti serb thotë se është e domosdoshme të ketë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për çështjen e dinarit

02/05/2024 20:19
nga:G C

Analisti serb, Branislav Krstiç thotë se vendimi për ndalimin e dinarit ishte i shpejt dhe serbët ishin vonë të informuar.

Krstiç në një prononcim për GazetaBlic thekson se, tashmë është e qartë se ky vendim do të zbatohet, por sipas tij, është e nevojshme të gjenden modele dhe të arrihet një marrëveshje me Bankën Qendrore të Serbisë.

“Nëse institucionet e Kosovës duan serb në vendin e tyre, atëherë duhet t’i informojnë për vendimet e tyre sepse Beogradi zyrtar i mban në errësirë ​​mediatike. Është e qartë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës do të zbatohet. Është e nevojshme të gjenden modele dhe të arrihet një marrëveshje me Bankën Qendrore të Serbisë”, tha Krstiç.

Sipas tij, është e domosdoshme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për dinarin sepse viktimat do të jenë pensionistët, nxënësit e studentët me bursa.

“Shteti i Serbisë do të duhet t’i qaset këtij problemi në mënyrë më konstruktive. Në periudhën e ardhshme pritet që autoritetet kosovare të mos lejojnë transportin e dinarëve për në Kosovë”, tha Krstiç.

“Është e domosdoshme që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një marrëveshje sepse viktimat do të jenë pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale, nxënësit dhe studentët që marrin bursa. Është një numër i madh i qytetarëve që kanë edhe obligime për kredinë me dinarë.”, tha ai për GazetaBlic.

Reagimet për dinarin, Haradinaj: Euro si valutë e vetme përdoret edhe në Mal të Zi, 28% e popullatës janë serb dhe asgjë nuk e pengon zhvillimin e jetës së tyre

Çështja e dinarit, Humolli për kritikat e ndërkombëtarëve: Po i ndihmojnë shovenizmit serb, kurrë s’kanë qenë korrekt me të drejtat e shqiptarëve