Lajme

Brestovci emërohet drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë

02/05/2024 18:47
nga:G C

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka njoftuar se ka marrë vendim për ristrukturim të kabinetit qeverisës të Kryeqytetit.

Rama në Facebook ka njoftuar për shkarkimin dhe emërimin e disa drejtorëve të rinj komunal.

I pari i kryeqytetit ka bërë me dije se pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Shërbimeve Publike, sot, ka emëruar Bekim Brestovcin si Drejtor të ri të Shërbimeve Publike.

“Pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Shërbimeve Publike, sot, kam emëruar z. Bekim Brestovci, një profesionist me përvojë shumëvjeçare në Gjermani dhe Kosovë, si Drejtor të ri të Shërbimeve Publike. Pres nga ai që të ndërmerr menjëherë, të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë fund problemit të mbeturinave dhe të gjitha çështjeve tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj drejtorie”, ka shkruar ndër të tjera Rama.