Prej 12 nëntorit, “gardiani” gjerman i portës, Marc-Andre ter Stegen ka mbetur jashtë fushave të blerta, për shkak të një dëmtimi në shpinë, që e detyroi të kryente një operacion, i cili doli më goxha sukses dhe tashmë është rikthyer në stërvitjen ekipore, teksa pritet të zbarkojnë shumë shpejt edhe në fushën e blertë.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, 31-vjeçari protagonist në 8 ndeshje pa pësuar gol, nga 17 gjithësej është përfshirë në formacionin fillestar të “Katalanasve”, në sfidën e kësaj të diele, që vjen, ndaj Granada-s së Myrto Uzunit, me klubin që dëshiron ta hedhë gjermanë në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Mirëpo, duket se rikthimi i Ter Stegen, nuk është i vetmi për “Blaugranat”, pasi nën urdhrat e teknikut Xavi, për sfidën ndaj Granda priten të jenë edhe 2 emra të tjerë, po aq të mëdhenj, me anësorët, atë të mbrojtjes, Sergi Roberto e atë të sulmit, Raphinha, të cilët kanë lënë pas dëmtimet e tyre dhe janë gati të zbresin në fushë, që në përballjen e radhës.