Policia e Kosovës ka ndalur një kombi në Zubin Potok, i cili brenda ishin të ngrakuara 9 krerë dele, për të cilat vozitësi dhe pasagjeri nuk posedonin dokumente dhe dyshohet se përmes rrugëve alternative nga territori i Serbisë i kanë futur në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 15:30, ndërsa automjeti me bagëti është dërguar në Doganën e Kosovës.
Rasti është cilësuar “Kontrabandim me mallra”, njofton policia.