Një person është arrestuar të dielën në Zveçan, pasi që gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 14 riga, dy telefona celularë dhe dëshmi të tjera për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të cilat i janë dorëzuar doganës.
Gjithashtu aty kishte edhe 6 tableta të dyshuara ekstazi, 14 fishekë, një peshore, dhe 1 gram substancë që dyshohen se është marihuanë.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.