Rui Vitoria nuk është më trajner i kombëtares së Egjiptit pas paraqitjes së dobët të skuadrës në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Faraonët, të cilët ishin ndër favoritët e turneut, humbën me penallti ndaj Kongos në 16 të fundit të kompeticionit.
Egjipti mezi u kualifikua për në fazat e eliminimit, por përfundoi i dyti në grupin e tij, pavarësisht se nuk regjistroi asnjë fitore të vetme.
Vitoria, 53 vjeç, mori drejtimin e ekipit në vitin 2022 kur nënshkroi një kontratë katërvjeçare pasi Faraonët nuk arritën të kualifikoheshin në Kupën e Botës në Katar.
Portugezi ka punuar më parë në Spartak Moskë, Al Nassr dhe Benfica.
/GazetaBlic Sport