Showtime

Ish-i dashuri i Sarës pritet të futet të martën në Big Brother VIP 3, çfarë do të ndodhë me të dhe Bardhin

02/04/2024 18:12
nga:G C

Shtëpisë së Big Brother VIP3 do t’i bashkohet një tjetër banor këtë të martë. Ai është Endrik Beba, i cili është prezantuar zyrtarisht në Fan Club.

“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai.

Endrik Beba ka qenë i dashuri modeles dhe ish misit, Sara Gjordeni, e cila ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother që nga dita e parë.

Ajo u eliminua njëherë, por u rikthye për shkak të një bilete kthimi që kishte.

Sara prej disa ditësh është në një afrmiteti më tepër se shok me këngëtarin, Bardhi Idrizi.