Lajme

“Kurtin e njoh për të mençur, por kjo me dinarin është politikisht e pamençur”: Petritsch komenton zhvillimet e fundit

02/04/2024 12:16
nga:Sh R

Ndalimin e qarkullimit të valutës serbe e quan vendim “formalisht korrekt” të një shteti sovran, por ama në aspektin politik “vendim të pamençur” të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Wolfgang Petritsch, ish-Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, në një intervistë për median serbe “Kosovo-Online”.

“Në aspektin politik është vendim i pamencur ngase veçse thellon konfliktin”, ka komentuar ish-diplomati gjerman, duke rikujtuar edhe përvojën e vendosjes së markës gjermane në Bosnje-Hercegovinës dhe vështirësitë që kishin shpakuar.

“Kurtin e kam njohur për shumë vite. Ka mendim solid dhe mahnitës politik; gjë që e bën negocimin me të jo të lehtë. Pasi që është i mençur, ai kaherë sheh të gjej mundësi t’i tregoj Beogradit se kush është ai dhe çfarë është politika e tij. Fatkeqësisht, kjo nuk është gjë e mirë dhe nuk duhet të lejohet në nxitjen e tensioneve të reja. Gjenja më e rënduar e sigurisë duhet të parandalohet me çdo kusht”, ka thënë Wolfgang Petritsch.

Petritsch i bën thirrje Kosovë që të udhëheqë politikë kompromisi, dhe Beogradit – të ketë guximin të kuptojë se në planin afatgjatë, Serbia dhe populli serb në vendet e tjera mund të bashkohen vetëm në Evropë, dhe jo diku tjetër.