Në ditën e parafundit të janarit doli me grafikë për sukseset e këtij fillimviti në politikën e jashtme.
Publikimi i partisë në pushtet, Vetëvendosje, po shihet i kotë në mungesë të njohjeve të reja.
Shfrytëzimi i liberalizimit të vizave për lobim po shihet si i pamundur nga njohësit e diplomacisë, kjo pasi njohja nga 5 vendet e Bashkimit Evropian varet nga bisedimet, njofton Klan Kosova.
Kjo pastaj, do t’i hapte rrugë edhe anëtarësimit të vendit në instanca ndërkombëtare. Edhe njohja e pasaportave kosovare nga Spanja e heqja e vizave me Arabinë e Izraelin, për profesorin Arben Fetoshin, s`garantojnë njohje evropiane.
E ish-ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku është skeptik për produktivitetin e këtij ekzekutivi në politikën e jashtme.
Njohja e fundit për Kosovën ishte nga Izraeli më 4 shtator 2020 që derivoi nga Marrëveshja e Uashingtonit.