Diego Pablo Simeone foli në konferencën për shtypin para ndeshjes derbi me Realin e Madridit. Sfidë do të luhet mbrëmjen e së dielës (21:00).
Trajneri argjentinas i Atletico Madrid, paralajmëroi rivalët e qytetit se skuadra e tij po kalon një moment të shkëlqyer. Dhe do të tentojë fitoren në “Santiago Bernabeu”.
“Nuk e di nëse është momenti më i mirë i sezonit. Skuadra është përgjigjur shumë mirë në ndeshjet e fundit dhe shpresojmë të vazhdojmë në të njëjtën nivel.
Kemi luajtur dy ndeshje në shtëpi kundër Realit dhe një ndeshje jashtë, sepse atmosfera në Arabi ishte e ngjashme me atë që do të përjetojmë në Bernabeu.
Në shtëpi ata janë të fortë, sigurisht. Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme. Duhet të luajmë si gjithmonë kundër Realit, një nga ekipet më të mira.
Ata kanë një menaxhim shumë të mirë të dhomave të zhveshjes nga trajneri i tyre, por edhe cilësi të jashtëzakonshme”, thekson “El Cholo”.
Simeone ndan të njëjtin mendim me homologun e tij sa i takon rëndësisë së ndeshjes, por dhe faktit që nuk do të jetë përcaktuese për fatin e sezonit.
Ndërkohë që bën apel për të patur kujdes Realin, sidomos në ndeshjet në shtëpi, pasi nuk duhet harruar se ata janë kreyesuesit e kampionatit.
“Është një ndeshje e rëndësishme, ata janë të parët në La Liga, janë të fortë në shtëpi, mbështeten nga tifozët e tyre. Motivimi do të rritet kur ekipet të zbresin në fushë”, theksoi trajneri i Atleticos.