Luka Modric e ka humbur pozitën e titullarit te Real Madridi.
Mesfushori kroat i cili ishte arkitekt i shumë sukseseve të “Los Blancos” duhet të mjaftohet me disa minuta nëpër ndeshje.
E lidhur me këtë çështje ka folur edhe vet trajneri Carlo Ancelotti.
“Është shumë e vështirë të lësh një legjendë të tillë në stol. Unë mund të them vetëm faleminderit Luka për gjithçka që ka bërë gjatë kohës sime këtu. Jam shumë i prekur nga kjo. Është kaq e vështirë”, tha Ancelotti.
Sipas raportimeve, Luka Modric do të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të këtij edicioni.