Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Orllat.
Një kamion është përplasur me një veturë, ku për pasojë kjo e fundit ka rënë në kanal.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar në njerëz ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
“Gazeta Blic” ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të përgjigjes nga ana e tyre .
Lexues të “Gazeta Blic” kanë sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.





