Kanë përfunduar pjesët e para në 4 ndeshjet e sotme të Kupës së Kosovës.
Vjosa ka shkuar në pushim me avantazh solid ndaj 2 Korrikut me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe Malisheva poashtu arriti që pjesën e parë ta mbyll me epërsi prej 3-0 me golat e shënuar nga Dren Kryeziu në minutën e 12’të të takimit dhe Drilon Hazrollaj dhe Etnik Brrutit.
Suhareka me golin e Mevlan Zekës mbylli 45 mintutat e para në epërsi ndaj Prishtinës së Re.
Në anën tjetër derbi mes Gjilanit dhe Prishtinës nuk prodhoi gola në 45 minutat e para, megjithatë kryeqytetasit po luajnë me një lojtar më pak pas largimit nga loja me karton të kuq të Kushtrim Gashit në minutën e 19’të të takimit.
/GazetaBlic Sport/