Lajme

Sot në ora 13:00 mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së

02/03/2024 11:30
nga:Y I

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhet sot.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi për media i PDK-së, Faton Abdullahu.

Abdullahu tha se mbledhja do të mbahet në orën 13:00 por pa dhënë më shumë detaje.

“Gazeta Blic” merr vesh se në këtë mbledhje do të diskutohet në lidhje me mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme.

/Gazeta Blic/