Banka Qendrore e Kosovës javë më parë ka publikuar rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, përmes së cilës bëhet e ditur se ndalohet riqarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe dhe se e valuta e vetme zyrtare në Kosovë është euro.
Për valutat të tjera, BQK ka vendosur të përdoren “vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta joeuro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta joeuro dhe për aktivitetet të këmbimit valutor”.
Lidhur me këtë temë, të ftuar në emisionin “Five” në Televizionin Dukagjini kanë diskutuar eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi dhe ish-kolonel I FSK-së, Afrim Veseli.
Eksperti I sigurisë, Nuredin Ibishi ka theksuar se presidenti serb vazhdon me deklarime se do të hap banka private këtu në Kosovë dhe se “ai duhet me ditë se Kosova është sovrane dhe ka pushtet gjithë territorin e Kosovës”.
“Vuçiqi vazhdon të thotë se ne do të hapim banka private. Nuk mund të hap banka private. Ai duhet me ditë se Kosova është sovrane dhe ka pushtet gjithë territorin e Kosovës. Ato mjete do ti mbart në sistemin e caktuar të institucionet financiare në Kosovë që do të krijohen e jo që të hap banka dhe eksavatura të tekeve të tija. Në këtë drejtim, duhet të jipet udhëzime nga BQK-ja dhe institucionet e tjera dhe të mos ketë panik në këto programe të investimeve serbe në Kosovë pro gradualisht do të kalojnë dhe do të harmonizohen në raport me institucionet vendore financiare”, ka thënë Ibishi.
Sipas tij, “BQK-ja duhet të jap më shumë detaje dhe udhëzime që qytetarët serb në Kosovë të mos kenë “ndro” për pagat e tyre dhe ndihmat që i marrin nga Serbia por që kontrollohen nga institucionet financiare vendore”.
Ibishi: Në një shtet nuk mund të ketë dy valuta, e njëra të jetë totalisht e pakontrolluar
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se nuk mund të ketë një vend, një shtet dy valuta njëkohësisht, e sidomos kur njëra nuk është e kontrolluar.
Ibishi ka thënë se “nuk mundet një shtet të përdorin dy valuta, njëra totalisht jashtë kontrollit, e pakontrolluar në sistemin e Bankave dhe pagesave që bëhen nga qytetarët. Normal ky tension është ngritur nga Serbia, se po “tregon kujdes” për qytetarët e vet dhe bën deskuksion duke paralajmëruar kërcënime”.
“Shqetësimet janë ngritur nga pala serbe. Dhe kjo rregullore duhet të vinte më herët sepse një shtet nuk mund të ketë dy valuta. Valuta sipas nenit 11 të kushtetutes është euro. Është dashtë një faze konsultative dhe që nga qeveria të ketë një paralajmërim apo përgatitje. Dhe mundësinë e shtyerjes, ashtu siç tha Presidentja ‘ se kjo të bëhet me një joanulim por me shtyerje sepse merr kohë’ dhe ‘të konsilidohet sistemi I transferit të dinarëve, qoftë në sistemin paralel apo illegal të arsimit, shëndetësisë, pensionit apo pagave nga Serbia. Nëse kjo do të vazhdonte është edhe sistemi I sigurisë financiare, me këtë system të dinarit të vazhdohet dhe ka mundësi të ketë interferim të sistemit të pastrimit të parave e të ndryshme. Këto ndihma që vijnë të pakontrolluara dhe pa mbikqyrje nga Serbia, kjo duhet të bijë në binar dhe duke dëgjuar partnerin strategjik SHBA-të me një përshkallëzim të implementimit. Vazhdimi I kësaj krijon pasiguri financiare dhe mundësi abuzimi me këto fonde”, ka thënë Ibishi..


