Sporti

Medalje e bronztë në Francë, Lara Colturi nderon Shqipërinë

02/02/2024 19:35
nga:E K

Lara Colturi i ka dhënë Shqipërisë një tjetër medalje në Kampionatin Botëror të të Rinjve në Ski, që po zhvillohet në Francë. 17-vjeçarja u rendit e treta ne GS duke marrë medaljen e bronztë.

Kohën më të mirë e regjistroi skiatorja nga Kanadaja, Britt Richardson, e cila siguroi vendin e parë. Vendi i dytë shkoi për helveten, Sfeanie Grob. Colturi ishte pas fitueses vetëm 1 sekondë e 18 të qindtat.

Në ditën e shtunë në Slalom, talentja shqiptare do të synojë një tjetër arritje pozitive, teksa shpresohet pozicionimi në podium dhe pse jo medalja e artë.